E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev përfundoi vizitën në Turqi

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev përfundoi vizitën e tij në Turqi, e cila u vlerësua si historike.

Miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet Turqisë dhe Rusisë është ngritur në nivelin më të lartë me marrëveshjet njëra më e rëndësishme se tjetra, që u nënshkruan gjatë kësaj vizite.

Marrëveshjet që ranë në sy ishin ajo për ndërtimin e centralit bërthamor në Mersin Akkuyu të Turqisë dhe heqja reciproke e vizave.

Medvedev bashkë me presidentin e Turqisë, Abdullah Gul, mori pjesë në forumin e biznesit Turqi-Rusi.

Në fjalën që mbajti këtu presidenti Gul, ai ju bëri thirrje biznesmenëve për investime dhe tha se heqja e vizave do të sjellë lehtësira për biznesmenët dhe përsëriti edhe një herë objektivin për vëllimin tregtar prej 100 miliardë dollarë.

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Taner Jëlldëz, në përgjigje të pyetjeve pas forumit tha se marrëveshja e firmosur për ndërtimin e centralit bërthamor në Turqi brenda 10 ditëve mund të dërgohet në parlament.

Për gazin natyror që blihet nga Rusia, Ministri Jëlldëz sqaroi se vazhdojnë punimet në kuadër të qëllimit të mirë për të bërë ulje në çmimin e gazit.

Presidenti Gul shtroi një darkë për Medvedevin në pallatin presidencial Çankaya.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›