E Diel, 1 Nëntor 2026

Australi, fansat zhgënjehen nga koncerti i Whitney Houston



Koncerti i parë i këngëtares Whitney Houston të hënën në Australi pas 20 vjetësh nuk ishte i arrirë.
Disa nga fansat e braktisën koncertin para se të përfundonte pasi kishin ngelur të zhgënjyer nga performance e këngëtares.
"Ajo nuk duhet të ishte kthyer këtu pas një koncerti të tillë. Na vjen keq që shpenzuam paratë për këtë koncert," thanë tre spektatorë që e braktisën koncertin para përfundimit. Sipas mediave lokale bëhet e ditur se fansat u ankuan se Houston po imitonte që në fillim të performancës së saj.
Mediat gjithashtu njoftuan se këngëtarja stonoi në mes të këngëve dhe nuk arriti t'i realizonte me sukses notat e larta gjë që e kanë bërë këngëtaren të arrijë kulmin e karrierës. "Ky është koncerti më i keq që kam parë gjatë gjithë jetës sime," tha një pjesëtar i audiencës.
"Ishte vërtet një koncert zhgënjyes, ndaj na ka lënë shumë të mërzitur,"thanë një grup fansash. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja fishkëllehet.Houston dukej e lodhur edhe gjatë një performance në Neë York në vitin 2009, e cila shënoi rikthimin e saj. Houston do të zhvillojë një concert tjetër të martën në Sidnei, por fansat shpresojnë që performance do të jetë më e mirë se e para.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›