E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, kontroll në shtëpinë e Ratko Mlladiç



Në Beograd është ndërmarë një operacion kontrolli në shtëpinë e Ratko Mlladiç-it, ish-kreut ushtarak të serbeve të Bosnjes, bastisje e kërkuar nga gjykata e Hagës për genocid dhe krime kundër njerëzimit. Lajmi është bërë i ditur nga agjensite serbe të lajmeve, të cilat iu referohen burimeve pranë Ministrisë së Brendshme të Beogradit.
Në shtepinë ku u krye kontrolli jetojnë bashkëshortja e ish-gjeneralit dhe i biri i tij, me statusin i martuar. Burimet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi operacionin e kryer nga forcat e policisë. Ish-gjenerali Mlladic akuzohet në veçanti për masakrën e Srebrenicës, ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›