E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, 50 të arrestuar nën akuzën e grushtit të shtetit


Më shumë se persona janë arrestuar në Turqi në kuadër të një hetimi të ndërmarë nga autoritetet përkatëse, për të individualizuar personat përgjegjës për një komplot të mundshëm për rrëzimin e qeverisë me baza islamike. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri turk në Madrid, Recep Tayyip Erdogan. "Forcat tona të sigurisë kanë nisur një proces arrestimesh dhe deri tani, janë arrestuar më tepër se 50 persona", deklaroi Erdogan në një konferencë shtypi në Spanjë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare. Sipas njoftimeve nga media turke mes të arrestuarve janë dhe disa ish-drejtues të ushtrisë turke, pjesa më e madhe e të cileve ushtarakë në pension. Mësohet se ky grup të arrestuarish së bashku me disa të tjerë, kishte komplotuar për të rrëzuar qeverinë turke te drejtuar nga partia proislamike, drejtësi dhe zhvillim, nga kryeministri Taip Erdogan. Policia në Turqi tha se ndër të ndaluarit bëjnë pjesë edhe ish-shefi i forcave të armatosura dhe ish-shef i marinës. Sipas njoftimit të mediave, komploti për grusht shteti me kodin "plani vareja", mendohet se përfshinte një komplot të ushtrisë, për shkallëzimin e tensioneve me Greqinë, duke provokuar avionë luftarakë grekë të qëllojnë dhe rrëzojnë një avion ushtarak turk. Po ashtu thuhet që komploti përfshin vendosjen e bombave nëpër xhami, për të shkaktuar kaos dhe për ta bërë qeverinë të duket e paaftë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›