E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, pilotët e Lufthansas ndërpresin grevën


Kompania gjermane Lufthansa dhe pilotët e saj kanë rënë dakort për të vazhduar bisedimet, ndërsa raportohet se është pezulluar në mesnatë, greva 4 ditore e nisur një ditë më parë. Në një deklaratë të përbashkët, është thënë se bisedimet do të vazhdojnë "menjëherë dhe pa kushte". Greva e më shumë se 4 mijë pilotëve është pezulluar, ndërsa sindikata e pilotëve tha se nuk do të ketë aksione të mëtejshme deri më 9 mars. Kompania ajrore Lufthansa, ndërkaq ka kërkuar nga gjykata të ndalojë grevën e pilotëve të kësaj kompanie. Pilotët e kompanisë gjermane të fluturimeve filluan një grevë katër ditore, si pasojë e së cilës janë anulluar 3200 fluturime. Greva shkaktoi vështirësi në transportin ajror në Gjermani dhe më gjerë. Greva kishte si qëllim të kundërshtonte planet e kompanisë, që synonin të ulnin koston e fluturimeve duke punësuar pilotë të huaj, të cilët do të ishin të gatshëm të punonin për rroga edhe më të ulëta se të pilotëve aktualë. Lufthansa është kompania më e madhe ajrore në europë, përsa i përket volumit të shitjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›