Kosovë: Identifikohen, viktimat e aksidentit rrugor në Vjenë
Janë identifikuar 5 nga 6 viktimat e aksidentit të djeshëm në Austri. Sipas mediave kosovare, ato janë 2 shoferët e autobusit që pësoi aksidentin tragjik, Dragan Mihajloviç nga Kamenica dhe Ismajl Pajaziti nga Ferizaj. Në këtë aksident kanë humbur jetën edhe tre pasagjerë, Sadik Dellova, Mehmet Shkodra dhe Bashkim Bytyçi. Ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur emri i viktimës së gjashtë. Ministria e Jashtme kosovare, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur listën e të lënduarve në aksidentin e autobusit kosovar, 22 km larg Vjenës, gjatë udhëtimit për në Gjermani.