E Diel, 1 Nëntor 2026

Australi, gjykatësin e zë gjumi në gjyq, anullohet procesi

Nga Daniela Bonollari 

SYDNEY – Gjykata e Lartë e Australisë urdhëroi një proces të ri gjyqësor ndaj dy të dënuarve për trafik droge, për shkak se gjykatësin e zuri gjumi më shumë se një herë gjatë 17 seancave gjyqësore të zhvilluara. Në vitin 2004 Rafael Cesan dhe Ruben Mas Rivadavia nga Sidnei u dënuan nga Gjykata e Shkallës së Parë të Sidneit me 13 dhe 11 vjet burg për trafikimin e 640 gramëve lënë narkotike të llojit, ekstazi.
Sic bën të ditur agjencia e lajmeve Ansa, tre vjet më pas, dy të dënuarit apeluan cështjen, duke e argumentuar se gjykatësi Ian Dodd, gërhiste dhe me gërhimat e tij ka shqetësuar dëshmitë duke c’orientuar jurinë. Sipas ankesës së tyre, gjykatësi flinte më shumë se 20 minuta dhe punonjësit e gjykatës përpiqeshin me lloj-lloj mënyrash ta zgjonin. Një nga mënyrat ishte duke përplasur fort dosje në tokë të cilat shkaktinin zhurmë. Pas ankesës së të dënuarve këtë cështje e ndoqën mjekët. Sipas tyre gjykatësi që tashmë është tërhequr nga puna vuante nga një sindromë e vecantë gjumi. Sot Gjykata e Lartë deklaroi se gjykatësi ka munguar në detyrën e tij për të survejuar procesin dhe se jurisë i është ndaluar për të kushtuar vëmendje të plotë dëshmive për shkak të gjykatësit. “Kur gjykatësi është i pamundur, në kësi rasti në gjumë, procesi është ndjekur gabim dhe po kështu ka gabime dhe në verdiktin e jurisë”, konstatoi Gjykata e Lartë lidhur me këtë cështje.
Për këtë arsye dy personat që u dënuan me mbi 10 vjet burg do të përfundojnë edhe njëherë në një proces të ri gjyqësor duke shpresuar se dënimi do të jetë më i lehtë.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›