Australi, në vend të shiut nga qielli bien peshq
LAJAMAN- Agjencitë e lajmeve kanë njoftuar sot për një fenomen të rrallë natyror. Në një qytezë të shkretëtirës në Australi, mbi 500 kilometra larg nga lumi më i afërt, dy ditë rresht nga qielli kanë rënë peshq.
Banorët e qytezës Lajaman ishin dëshmitarë të këtij fenomeni të pazakonshëm deri sa po vështronin që nga retë e shiut reshnin peshq të vegjël të bardhë, shumë nga të cilët ende të gjallë. Meteorologët australianë konsiderojnë se bëhet fjalë për lloje peshqish të vegjël të cilët i kishte përpirë lumi gjatë furtunës dhe që pastaj i kishte zbrazur në trajtë shiu mbi qytezën. “Furtuna ka mundur t’i çojë deri në 15 kilometra lartë në ajër, ku më së shpeshti janë ngrijë dhe që pastaj kanë rënë në tokë”, ka sqaruar një meteorolog australian.
Lajamani ndodhet në kufi me shkretëtirën Tanam, larg nga bregu i detit dhe liqenet. Gjatë tornadove nuk është gjë e rrallë që peshqit të reshin nga qielli, meqë era e fuqishme thith ujin dhe bashkë me të edhe peshqit, por gjatë atyre dy ditëve askund përreth nuk ka pasur kohë të keqe.
“Kjo njëmend është e pazakonshme, meqë ditë me radhë askund nuk ka pasur jo vetëm tornado, por as erëra të fuqishme”, është shprehur një ekspert i institutit lokal të meteorologjisë.
(m.a/BalkanWeb)