E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, dënohen me gjobë tre komisionerë të PS

SHKODëR- Dënohen me gjobë financiare 3 komisionerë të qendrës së votimit 0342 në fshatin Juban të komunës Gur i Zi në Shkodër. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë të qytetit veriperëndimor.

Aurel Hila, Edmond Pjetra dhe Pjetër Lazri, të tre komisionerë të Partisë socialiste janë dënuar me nga 90 mijë lekë të reja. Ishte Prokurora e Shkodrës e cila coi cështjen në gjykatë pas verifikimit të provave në lidhje me largimin nga qendra e votimit ditën e zgjedhjeve më 28 qershor.

Tre komisionerët akuzohen për shpërdorim detyre, fallsifikim dfokumentash dhe braktisje e qëndrës së votimit. Sipas avokatit të tre komisionerëve socialistë Ardian Hajdari ata janë larguar pas debatit të nisur në komision për 27 fletë votimi, për të cilat ata pretendonin se ishin tepër në krahasim me numrin e votuesve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›