E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushner ironizon pretendimet për trafikim organesh

PRISHTINë- Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner ka mbyllur vizitën e tij në Kosovë. Në një prononcim për mediat Kushner ka ironizuar sot pyetjen e një gazetari lidhur me trafikimin e organeve në Kosovë, menjëherë pas lufte, në kohën kur ai ishte kryeadministrator i Kosovës, duke thënë se asgjë nuk di për këtë.

“Ti je i sëmurë, pra. Ti je i çmendur, mos fol marrëzira të tillë", tha Kushner, duke shtuar se nuk mund të besojë se dikush i bën një pyetje kaq “të mjegullt”.

“çka është kjo shtëpi e verdhë? Pse e verdhë? Zotëri, ju duhet të shkoni të kontrolloheni te një mjek. Njerëzit po flasin për diçka të tillë janë dështakë dhe vrasës", tha Koushner.

Shefi i diplomacisë franceze e përmbylli qëndrimin në Kosovë me vizitën në komunën e Gracanicës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›