Australi permbytjet do te vazhdojne me jave

Më shumë se 20 qytete në krahinën e Kuinslendit, një territor sa Franca dhe Gjermania marrë së bashku, ndodhet i zhytur nën ujë, ndërsa më shumë se 200 mijë persona janë zhvendosur.
Avionë ushtararakë po furnizojnë qytetin me 70 mijë banorë të Rokhemptonit, i cili ka mbetur i izoluar si pasojë e ujrave në rritje përreth tij. Megjithatë, përmbytja më e keqe në historinë e kontinentit pritet të vazhdojë edhe më tej gjatë janarit.
”Duke parë shkallën e katastrofës dhe mundësinë që ujrat të vazhdojnë të rriten edhe për disa javë të tjera, është e qartë që gjendja alarmuese do të vazhdojë gjatë të gjithë janarit”, deklaroi Kryeministrja.
”Ajo që po ndodh në Kuinslend është e paprecedent dhe kërkon një përgjigje kombëtare nga të gjithë ne”. Pothuajse 850 mijë kilometra katrorë ndodhen aktualisht nën ujë.