E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korea e Jugut hap deren e dialogut

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak deklaroi gjatë mesditës se vendi i tij është i hapur për dialog me fqinjët komunistë të veriut.

Megjithatë, Peniani duhet të braktisë “aventurizmin” e tij më parë. Seuli do t’i përgjigjet fuqimisht çdo kërcënimi në çdo centimetër të territorit, por sipas Myung-bak, progreset janë të mundura që të bëhen.

”Situata para dhe pas provokimeve në ishullin e Jeonpieongut nuk mund të jetë e njëjtë”, deklaroi Kryeministri. “Çdo provokim ndaj pronënave dhe jetëve tona nuk do të tolerohet, por Seuli nuk e ka mbyllur kurrë derën e dialogut. Nëse veriu tregon sinqeritet, ne kemi një plan që do të qetësonte drastikisht marrëdhëniet e do të rriste ndjeshëm bashkëpunimin ekonomik”.

Situata në gadishullin Korean mbetet shumë e tensionuar që kur Peniani bombardoi pa pritur një ishull, duke shkaktuar vdekjen e katër shtetasve koreanojugorë. Këta të fundit u përgjigjën gjatë dhjetorit me stërvitjen më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në vend”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›