Australi, pritet një numër i madh viktimash ende të pazbuluara
Vazhdon shtimi i numrit të viktimave australiane
për shkak të shpërthimit të zjarrit në shumë pjesë
të vendit. Deri tani, sipas autoriteteve, ai ka kapur
shifrën 200, por mund të shtohet edhe më. Frika më
e madhe është se shumë njerëz kanë mbetur të
bllokuar e janë djegur të gjallë në shtëpitë apo makinat
e tyre, dhe verifikimi
i këtyre të vdekurve
do pak kohë që të verifikohet
e evidentohet.
Madje, sipas disa
skuadrave të shpëtimit,
numri i të djegurve
do të jetë masiv.
Vetëm në një nga
zonat më të përcëlluara
mendohet se nën
rrënoja mund të jenë edhe 100 viktima. Disa nga viktimat
janë djegur në atë masë sa identifikimi i tyre
mund të bëhet vetëm me mjete të specializuara, pasi
shfytyrimi është i rrezikshëm. Zjarret prekën zonën
veriore rurale të Melburnit të shtunën në darkë. Ato u
përhapën nga erërat e forta dhe temperaturat shumë
të larta. Në Melburn maksimalja ishte 46 gradë Celsius.
Në terrenin ende në flakë ndodhen në luftë me
flakët 4000 zjarrfikës. Një pjesë e zjarrit është shuar,
ndërkohë që ka ende zona që vazhdojnë të digjen.