E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në një spital italian vrasësi shqiptar

Shqiptari poi mjekohej prej dy vjetësh në nje spital italian pas nje akssdenti qe kishte pesuar, por pasi përfundoi në pranga pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Tiranës, ku 40 vjeçari është gjetur fajtor për vrasje të dyfishtë të kryer ne vitin '99 

TORINO-Nje klandestin shqiptar është arrestuar ditën e premte teksa ndodhej i shtruar në spitalin e Torinos. Arjan Lukani, i cili mjekohej prej dy vjetësh në spital pasi kishte pësuar një aksident rrugor në korrik të vitit 2006, përfundoi në pranga pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Tiranës, ku 40 vjeçari është gjetur fajtor për vrasje të dyfishtë të kryer më 28 shtator 1999 në Babrru të Tiranës. Vrasjet kanë ndodhur gjatë një zënke në lokalin e Lukanit, ku dy klientë, njëri prej te cileve i armatosur po grindeshin me njëri-tjetrin. Ishte pikerisht Arjan Lukani, i cili sapo kishte pare grindjen kishte qelluar me arme drejt dy klienteve duke i lene te vdekur ne vend. Autoritetet shqiptare, e kishin shpallur Lukanin në kërkim ndërkombëtar dhe kishin njoftuar policinë italiane se vrasësi ndodhej ndoshta në Torino. Pas verifikimeve të rastit, shqiptari është arrestuar të premten e kaluar dhe ka më pas është transferuar në spitalin e burgut në Molinete, në pritje të një esktradimi që mund të mos ndodhë kurrë duke qenë se ai mund të përfitojë nga fakti se është i sëmurë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›