E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, zjarrfikësit shpëtojnë hajdutin fatkeq

Sidnei - Zjarrfikësit në Sidnei të Australisë arritën të shpëtonin një hajdut, i cili kishte ngecur në çatinë e një fabrike ku kishte shkuar për të kryer zanatin e tij. Hajdutit fatkeq iu desh të priste policinë dhe zjarrfikësit për më shumë se tre orë i varur mbi çatinë e fabrikës.

Policia deklaroi me anë të një deklarate se një skuadër shpëtimi ishte përpjekur ta shpëtonte, por nuk e kishte arritur dot një gjë të tillë. Më pas kishte mbërritur një grup zjarrfikësish. Por edhe atyre u ishte dashur të prisnin një grup tjetër, pasi pozicioni ku kishte mbetur vjedhësi ishte tepër i rrezikshëm, edhe si pasojë e lagështirës që kishte shkaktuar shiu. Vetëm grupi i fundit i zjarrfikësve arriti të shpëtonte hajdutin.

Policia i bllokoi atij si prova materiale disa pajisje të profesionit, të tilla si: helmeta me dritë, gërshërët e metaleve, një palë shkallë të vogla, një çantë shpine, një litar, etj. Burri 53-vjeçar tani akuzohet për vjedhje të mbetur në tentativë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›