Australia dhe Korejae Jugut arrijnë qetësishtçerekfinalet
AZI- Australia dhe Koreja e Jugut kanë kaluar qetësisht në çerekfinale të Kupës së Azisë, pas fitoreve të arritura ndaj Bahreinit dhe Indisë. “Kangurët” morën vendin e parë në grupin C, pas fitores minimale 1-0 ndaj Bahreinit, falë një goli të Jedinak në minutën e 37-të të pjesës së parë. Skuadra ishullore kishte nevojë vetëm për një barazim për të kaluar më tej, por ka arritur të fitojë edhe pse pa shumë mundim. Bahreini tregoi limitet si skuadër, pas fitores 5-2 në takimin me Indinë, ndërsa tashmë është eliminuar. Me këtë fitore, Australia shkon në 7 pikë në Kupën e Azisë. Pasi është bashkuar në futboll me këtë kontinent, skuadra australiane ka mundësinë të fitojë Kupën e Parë të Azisë, ndërsa ajo do të ndeshet në çerekfinale me njërin prej Irakut, Koresë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ndërkohë, në turin tjetër të Kupës së Azisë ka kaluar edhe Koreja e Jugut që ka mundur 4-1 modestët e Indisë. Koreja mund të kishte realizuar sa herë të donte në portën e indianëve, që janë shfaqur skuadra më e dobët e Kupës së Azisë. Pjesa e parë përfundoi 3-1, ndërsa në të dytën, megjithë rastet e panumërta, nuk u shënua më shumë se një gol. Me këtë fitore, Koreja e Jugut ka kaluar në turin tjetër, ku do të përballet me Iranin, që ka zënë tashmë vendin e parë në grupin D. Faza në grupe e Kupës së Azisë, që po zhvillohet në Katar, do të mbyllet ditën e mërkurë me takimet Iran-Kore e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe-Iran.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kupa e Azisë, Australia dhe Korea e Jugut arrijnë qetësisht cerekfinalen