E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në Greqi, BQE bashkëpunim me Komisionin Europian

Banka Qëndrore Europiane do të bashkëpunojë ngushtë me Komisionin Europian për të kontrolluar që masat e ndërmarra nga qeveria greke për uljen e defiçitit të vihen në zbatimin. “Mund të mbështeteni tek vëmendja jonë e vazhdueshme rreth kësaj çështjeje” tha në një deklaratë për shtyp presidenti i Bankës Zhan Klod Trishe, ndërsa shprehu kënaqësinë për angazhimin e ndërmarrë nga qeveria greke për të bërë “gjithçka që është e mundur” për uljen e defiçitit.

Në ditë më parë, në samitin e jashtëzakonshëm të BE-së vendet e monedhës
euro u shprehën të gatshme për ta ndihmuar këtë vend për të ruajtur
qëndrueshmërinë e monedhës së përbashkët. Megjithatë, Greqia u detyrua
sërish të zotohej se do të zbatojë planin e vet të kursimeve drastike
dhe në rast nevoje do të ndërmarrë edhe kursime më të ashpra.

Kryeministri Jorgos Papandreu theksoi, se qeveria e tij nuk është lutur
për ndihmë financiare. Marrëveshja e BE-së ua ndalon vendeve anëtare që
të përgjigjen për huatë e njëri-tjetrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›