E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australia mbështet Kosovën

Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 14:36

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se pavarësia e Kosovës është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, dhe se është e rëndësishme pjesëmarrja dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare dhe shtimi i njohjeve të reja për vendin.

Gjatë një takimi të premten me ambasadorin e Australisë në Vjenë, jo rezident për Kosovën, Michael Potts, presidentja Jahjaga ka vlerësuar ndihmën që Australia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës dhe mbështetjen e saj për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Ndërsa, ambasadori Potts u zotua se vendi i tij do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në proceset integruese dhe në veçanti në procesin e njohjes nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë.

Ai ka thënë se vendi i tij e mbështet anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat dhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato financiare. Ambasadori Potts ka thënë gjithashtu se Australia insiston që të vazhdojë procesi i zgjerimit të BE-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›