E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhia e borës godet SHBA-të

Një stuhi e fuqishme dëbore, e përshkruar si me e keqja ne dekadën e fundit, ka goditur Amerikën Qendrore, duke çuar ne mbylljen e detyrueshme te aeroporteve pas anulimit te mbi 6 mije fluturimeve e duke bllokuar rrugët kombëtare. Reshjet e dëborës dhe era e forte kane shkaktuar një kombinim vërtet te rrezikshëm. Situata e përkeqësuar e motit ka çuar për here te pare ne 10 vitet e fundit edhe ne mbylljen e shkollave, dyqaneve dhe ka pezulluar punën ne te gjithë administratën shtetërore. Reshjet paralizuan transportin nga Teksasi ne Maine, ndërkohë qe rrugët e Dallas, Oklahoma dhe Tulsa janë boshatisur pasi bora ka arritur ne mbi 60 cm. Ekspertet e motit kane parashikuar edhe me shume reshje dëbore dhe temperatura me te ulëta ne ditët ne vijim. Zyra e Menaxhimit te emergjencave ne qytetet kryesore ka paralajmëruar qytetaret rreth fuqisë se kësaj stuhie, ndaj ka kërkuar edhe evakuimin e zonave me te rrezikuara. Reshjet e ditëve te fundit kane shkaktuar nder te tjera edhe ndërprerje te energjisë elektrike ne mbi 27 mije familje.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›