E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jete gruaja me e moshuar ne bote

Gruaja me e moshuar ne te gjithë boten ka ndërruar jete ne Teksas ne moshën 114 vjeç. Vdekja e Eunice Sanborn është konfirmuar nga një fqinje e saj. Tashme titulli i gruas me te moshuar ne bote shkon për një tjetër 114-vjeçare, Besse Cooper, e cila jeton ne Xhorxhia dhe ishte vetëm pak muaj me e re se Sanborn. Edhe burri me i moshuar, Walter Breuning, jeton gjithashtu ne Shtetet e Bashkuara, ne Montana. Znj. Sanborn, datëlindja e se cilës daton ne vitin 1896, ishte një shtëpiake, si dhe një anëtare aktive e kishës se saj. Ajo ishte martuar 3 here dhe bashkëshorti i fundit kishte ndërruar jete ne vitin 1979. Nga martesa e saj e fundit, Sanborn kishte lindur një fëmijë. 114-vjeçarja Eunice Sanborn mori titullin ?Gruaja me e moshuar ne bote? ne nëntor te vitit te kaluar.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›