E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Mubarak të ikë tani!

Janë shtuar thirrjet ne drejtim te presidentit egjiptian Hosni Mubarak për tu larguar menjëherë, pasi vete ai deklaroi se nuk do te rikandidonte për postin e kreut te shtetit ne shtator. Presidenti amerikan Barak Obama, duke folur nga Shtëpia e Bardhe, u shpreh ne mënyrë te drejtpërdrejte, se tranzicioni duhet te filloje tani, ndërsa edhe kryeministrin turk Erdogan deklaroi se Mubaraku duhet te veproje ndryshe. ?Një gjë është e qarte dhe këtë ia kam bere me dije edhe presidentit Mubarak. Mendoj se duhet te nise një tranzicion i natyrshëm dhe ne mënyrë paqësore dhe kjo duhet te filloje tani,? deklaroi Obama. Deklarata e bere nga presidenti egjiptian mbrëmjen e se martës ka qetësuar disi gjakrat, ndërkohë qe këtë te mërkurë ushtria i ka drejtuar një apel popullit te braktise sheshet dhe te kthehet ne shtëpi për hir te stabilitetit dhe te ardhmes se vendit. Megjithatë, situata ne Egjipt vijon te jete e tensionuar.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›