Mijëra qytetare ne proteste kundër Mubarak
Për te tetën dite me radhe, rreth 1 milionë qytetare kane mbuluar rrugët e Kajros ne një demonstrate kundër regjimit 30-vjeçar te presidentit Mubarak. Pas tubimit homazh ne nder te viktimave, protestuesit kane zbritur serish ne rrugët e kryeqytetit egjiptian për te demonstruar kundër varfërisë, papunësisë dhe korrupsionit. Pas rastit te ish-kreut te Tunizisë, Ben Ali, Mubarak është lideri i dyte i botes arabe, kundrejt se cilit janë zhvilluar protesta ne te gjithë historinë moderne te Lindjes se Mesme. Policia ka rrethuar rrugët kryesore te qytetit dhe ka ndërprerë transportin publik dhe zyrtare te saj kane deklaruar se nuk do te ushtrohet dhune ndaj protestuesve. Qe nga fillimi i protestës një jave me pare ne Egjipt mbi 100 persona kane humbur jetën dhe mbi 1 mije te tjerë janë arrestuar.
Shpërndaje