Australia sërish në flakë, mbyllen mbi 200 shkolla
Melburn - Australianët po përjetojnë sërish rrezikun e zjarreve. Plot 200 shkolla janë mbyllur në Viktoria ndërkohë që temperaturat po rriten gjithnjë e më shumë. Autoritetet bëjnë të ditur se dhjetëra zjarre vazhdojnë të digjen në Viktoria, ku zjarret e 7 shkurtit shkaktuan vdekjen e 210 personave dhe shkatërruan disa qytete të vogla, duke detyruar autoritetet të paralajmërojnë njerëzit të përgatiten për një situatë të re emergjente. Ndërkohë, përhapja e zjarreve është stimuluar edhe nga era e fortë që fryn.