Presidenti irakian, sot vizite zyrtare ne Iran

Teheran, 27 shkurt, 09:40, NOA - Presidenti irakian, Xhalal Talabani ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Iranit, Teheran.
Bëhet e ditur se gjatë vizitës treditore të tij në këtë vend, ai do të bisedojë me zyrtarët iranianë për marrëdhëniet dypalëshe.
Sipas të dhënave paraprake, Talabani do të takohet me homologun e tij iranian, Mahmud Ahmadinexhad dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.
Vizitën e fundit në Iran Talabani e ka realizuar në vitin 2007.
NOA