E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj, do rishqyrtohet vendimi per shtyrjen e zgjedhjeve

Prishtinë, 27 shkurt, 09:12, NOA – Vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve ka për t’u rishqyrtuar si i tillë dhe do të kthehet kalendari kohor, me toleranca të caktuara.

Por do të kthehet kalendari i zgjedhjeve i parashikuar në bazë të pakos së Ahtisaarit.

Ky është qëndrimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“E thashë me toleranca kohore me mundësi që të mbahen këtë vit në bazë të kalendarit kohor, që do të përputhej edhe me zgjedhjet komunale të 17 nëntorit të këtij viti, por edhe me mundësi që të ketë një ndarje në kalendarin zgjedhor, që zgjedhjet parlamentare të mbahen këtë vit më vonë ose në fillim të vitit që vjen”, ka thënë ai.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›