E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa humbet miliarda euro nga kriza globale

Bruksel - Gjatë kësaj krize ekonomike globale është folur më tepër për dëmet që pësuan firmat gjigande amerikane, por edhe gjendja e kompanive evropiane nuk ka shumë ndryshim. Bankat dhe shoqëritë e mëdha të Anglisë, Francës, dhe Gjermanisë kanë shpallur me miliarda dollarë dëme për vitin 2008.

Banka angleze "Royal Bank of Scotland" vitin e kaluar pësoi 34,3 miliardë dollarë dëm. Kjo ka qenë humbja më e madhe vjetore e një shoqërie, në historinë e Anglisë. Banka tashmë beson tek ndihmat shtetërore për ta kaluar këtë krizë. Përveç kësaj mendohet të merren masa me anë të të cilave 20 mijë njerëz do të humbasin punën.

Edhe nëpër vendet e tjera Evropiane gjendja nuk është ndryshe. Shoqëria më e madhe e sigurimeve "Allianz" në Gjermani vitin e kaluar pësoi 2,4 miliardë dollarë dëme. Kurse dëmi i administratës postare gjermane është 1,7 miliardë euro.

Grupi bankar Dexia i aleancës Francë-Belgjikë vitin e kaluar pati 3,33 miliardë euro dëm. Kurse Natixis, banka e katërt në Francë për nga ana e investimeve, dëmin e vitit të kaluar e deklaroi të jetë 2, 8 miliardë euro...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›