Australia shpalli fajtorë 5 ekstremistë myslimanë
Pesë myslimanë janë shpallur sot fajtor, nën akuzat se kanë përgatitur sulme, gjatë së cilave ishte paraparë që të shfrytëzonin armë dhe lëndë shpërthyese, për të protestuar kundër përfshirjes së Australisë në luftërat në Irak dhe Afganistan.
Prokurorët theksuan se të akuzuarit kishin grumbulluar armë zjarri, materie kimike dhe instruksione për prodhimin e bombave, në periudhën nga korriku i vitit 2004 deri në nëntor të vitit 2005, por nuk zbuluan shënjestrat, të cilat ishin planifikuar të sulmohen.
Pesë myslimanët nga Sidney, pesë me prejardhje nga Libani, ndërsa një nga Bangladeshi, pas shpalljes së tyre fajtor mund të dënohen me burg të përjetshëm.
Ata nuk reaguan pothuajse fare pas shprehjes së vendimit, në fund të procesit gjyqësor që zgjati 10 muaj, procesit deri me tani më të gjatë në Australi nën akuzat për terrorizëm.
Një rrëmujë u krijua para gjykatës së sigurisë së lartë, pasi që ithtarët e myslimanëve të dënuar u përplasën me përfaqësuesit e medieve.
Katër persona tjerë më herët janë shprehur fajtor dhe janë dënuar më nga 18 vjet, nën akuzat se kanë qenë të përfshirë në të njëjtin komplot.