E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shrëder: Njohja e pavarësisë, gabim i madh

BEOGRAD- “Kritikoj njohjen e pavarësisë së Kosovës pasi ishte e parakohshme dhe e kushtëzuar nga një presion I madh I administratës amerikane. Sot ne shikojmë që 2/3 e komunitetit ndërkombëtar nuk e njeh Kosovës, cfarë tregon se njohja e saj ishte një gabim I madh”- Kështu ka deklaruar Gerhard Schroeder, ish kancerlari gjerman në një intervistë për të përjavshmen gjermane “NIN”

Sipas tij ndërhyrja ushtarake në 1999 sidoqoftë nuk mund të krahasohej me njohjen e saj. ‘ Ai ishte një vendim I përbashkët europian. Unë ende e konsideroj atë si të duhurin edhe pse jam I ndërgjegjshëm se shumëve I shkaktoi vujatje” thotë Shrëder.

Ai është gjithashtu i mendimit se marrëdhëniet e mira nga Serbia me Rusinë dhe BE do të jenë të rëndësishëm për të gjithë Evropën.
'Serbia tradicionalisht ka pasur marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe Serbinë si një anëtare e BE-së dhe do të jetë një urë e rëndësishme drejt Rusisë. Kjo do të jenë të dobishme për të gjithë ", tha ai.

Shrëder beson se duhet të përshpejtojë procesin e afrimit të Serbisë në BE.

'Emri i mikut tim të ngushtë Zoran Gjingjic gjithmonë do të më lidhë mua me Serbinë. Ai ishte një politikan i guximshëm që luftoi për demokracinë dhe paqen jo vetëm në Serbi, por në tërë rajonin. Vrasja e tij nuk ka mbyllur vizionin e tij për Serbinë dhe Boris Tadiç është njeriu që po vazhdon këtë vizion. Ai është gjithashtu një mik imi dhe po bën shumë mirë punën e tij.” Tha Shërder gjatë intervistës në të përjavshmen gjermane NIN.
(s.g/Blic/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›