E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton para Obamës

Barack Obama është e vërtetë që ka mposhtur vitin e kaluar Hillary Clintonin, në garën e kandidatëve demokratë për president të SHBA-së, por në anketën më të re në SHBA, Clinton del më e popullarizuar se Obama.

Në anketën e bërë nga agjencia Gallup, në periudhën prej 1 deri më 4 tetor, Clinton u favorizua nga 62 për qind e amerikanëve, ndërsa 56 për qind e amerikanëve theksuan se ende e favorizojnë Obamën.

Gallup theksoi se ky ndryshim më tepër ka të bëjë me rënien e popullaritetit të Obamës, se sa me shtim të popullaritetit të Clintonit, i cili ka ndryshuar shumë pak që nga muaji janar.

Atëbotë, 78 për qind të amerikanëve patën qëndrim të favorshëm për Obamën, ndërsa 65 për qind për Clintonin.

Ishte ky rreshtimi më i mirë i Clintonit në një anketë të Gallupit që nga viti 1998, kur 67 për qind e të anketuarve theksuan se e favorizojnë atë.

Ky rezultat u regjistrua pasi që dhoma e përfaqësuesve në SHBA mori vendimin për votëbesimin për bashkëshortin e saj, presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Bill Clinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›