E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, konfiskohen 2.8 tonë kokainë me vlerë 120 mln euro

BEOGRAD- Në operacionin e përbashkët serbo-amerikan në Serbi janë konfiskuar 2,8 tonë kokainë, që ishte i dedikuar për tregun europian.

Nuk theksohet se ku saktësisht është konfiskuar droga. Operacioni ishte pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për luftë kundër tregtisë ilegale me narkotikë. Vlera e kokainës së konfiskuar llogaritet në 120 milionë euro.

Agjencia amerikane për luftë kundër narkotikëve vlerëson se grupet e organizuara kriminele e shfrytëzojnë Serbinë si rrugë tranzite drejt vendeve të Europës Perëndimore.
(s.g/Mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›