MI5 mbron aktivitetet e veta
Shërbimi britanik për siguri, MI5, i cili po përballet me kritika për kinse bashkëpunim në abuzimin e personave të dyshuar përtej detit, ka mbrojtur lidhjet e veta me shërbimet e huaja të inteligjencës, duke theksuar se me ndihmën e tyre janë parandaluar shumë sulme, në periudhën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Duke folur për herë të parë për akuzat në adresë të MI5, drejtori i përgjithshëm i këtij shërbimi, Jonathan Evans, theksoi se Britania ka qenë e detyruar që të kërkojë ndihmë nga jashtë, pasi që njohuritë e veta për Al Qaidën kanë qenë joadekuate, gjë që ka mundur të shfrytëzohet nga ku rrjet terrorist për të sulmuar sërish.
MI5 do të kishte dështuar në përpjekjet për të mbrojtur Britaninë, po të mos kishte bashkëpunuar me shërbimet e huaja të inteligjencës. Ky bashkëpunim ishte tejet i rëndësishëm, për të mbrojtur sigurinë e Britanisë. Që nga sulmet e 11 shtatorit 2001, janë parandaluar edhe shumë sulme tjera, si rezultat i bashkëpunimit efektiv ndërkombëtarë në fushën e inteligjencës, tha Evans.