E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australia, zi kombëtare për viktimat e zjarreve

Kambanat e kishës kumbuan nëpër gjithë Australinë të dielën, ndërsa i gjithë vendi kujtonte viktimat e zjarreve që përfshinë pjesë të mëdha të territorit gjatë këtij muaji. Por, ndërsa në gjithë shtetin mbaheshin lutje për 209 viktimat e zjarreve, skuadrat e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja për trupa të tjerë. Nuk ekzistojnë ende të dhëna zyrtare për numrin përfundimtar të viktimave, ndërkohë që parashikimet meteorologjike paralajmërojnë mbërritjen e temperaturave të larta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›