Liderët evropianë, përsëri takim për krizën
Liderët evropianë u takuan të dielën në Berlin për të përcaktuar rregulla edhe më të qarta financiare dhe për t‘i koordinuar më shumë përpjekjet e ndalimit të recesionit ekonomik. Shtetarët janë nën presionin e zotimeve të marra në Samitin G20 të Uashingtonit, mbajtur nëntorin e shkuar, ku paraqitën planet për ndalimin e rënies ekonomike. Grupi G20, ku bëjnë pjesë shtetet më të industrializuara, si dhe disa prej ekonomive më të mëdha në zhvillim, do të mblidhet përsëri në Londër më 2 prill.
Që nga takimi i nëntorit, recesioni është thelluar edhe më tej në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i shtyrë qeveritë të kërkojnë miratimin e paketave financiare kolosale, të cilat kanë nxjerrë në skenë frikën e shfaqjes së prirjeve proteksioniste. Pas deklaratave thuajse të përditshme për injeksione në para për të ringjallur bankat, mbikëqyrje të afërt të sektorit të prodhimit të autoveturave dhe përpjekje për të parandaluar humbjen e shtëpive nga ana e amerikanëve, Presidenti Obama po përpiqet të kuptojë që tani ku do gjendet ekonomia amerikane pas një rimëkëmbjeje të mundshme. Pritet të publikojë një plan për të përgjysmuar deficitin deri në vitin 2013, përmes rritjes së taksave për shtresat e pasura të pasurisë dhe pakësimit të shpenzimeve administrative.
Edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në cilësinë e zotit të shtëpisë, gjatë takimit të djeshëm mes liderëve të shteteve të mëdha evropiane, ka ndër mend të përqendrohet te reformat afatgjata dhe jo te problemet e ditës, siç janë vështirësitë e disa prej shteteve të eurozonës. Mes ideve që u diskutuan dje në Berlin është garantimi i transparencës dhe likuiditetit, shtimi i rregullatorëve, rritja e bashkëpunimit për supervizimin e institucioneve ndërkombëtare, ashtu si edhe rritjen e burimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por përpara takimit të Berlinit, Fondi Monetar Ndërkombëtar e kishte vënë theksin tek ideja e krijimit të një politike të përbashkët për të lehtësuar presionin financiar në shtetet e eurozonës, si Irlanda dhe Greqia, të cilat janë të detyruara t‘u paguajnë shteteve të forta përqindje të larta interesash për të mbuluar borxhet.
Rreth 100 mijë njerëz protestuan të shtunën në Dublin kundër vendimeve të qeverisë për të ulur shpenzimet sociale në përpjekje për të ndalur rritjen e deficitit buxhetor. Ministri grek i Financave tha se Greqia nuk e përjashton ndërhyrjen në sistemin e taksave për të mundësuar përmbushjen e synimeve të veta fiskale, pasi Bashkimi Evropian nisi veprimet ndëshkuese, sepse rënia buxhetore shkoi përtej kufirit prej 3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.
Në Evropën Lindore, monedhat e vendeve si Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria gjenden nën presione të forta, duke prekur veçanërisht ata miliona njerëz që kanë marrë kredi në valutë të huaj, siç është euro. Problemet valutore qenë në qendër të një takimi tjetër me zyrtarëve të lartë të financave të vendeve të Azisë, të varura fort nga eksportet. Ideja është t‘u jepet mundësia vendeve të prekura prej mungesës së likuiditeteve të marrin hua valutë të huaja për të zbutur presionet mbi monedhat e veta.