E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, shpërthimi në minierë vret 74 veta

Numri i të vdekurve prej shpërthimit të djeshëm në një minierë kineze arriti në 74 veta. Rreth 114 të tjerë u shtruan urgjentisht në spital si rezultat i aksidentit, gjashtë prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Shpërthimi ndodhi rreth orës dy të mëngjesit të së dielës, pranë kryeqytetit të provincës Taijuan. Kapaciteti i minierës, një prej më të mëdhave në Kinë, është rreth 5 milionë tonë në vit. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë dhe mësohet se numri i viktimave mund të shtohet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›