Pakistan, Ministri i Jashtëm qetëson amerikanët
Ministri i Jashtëm i Pakistanit bëri me dije se ka ndër mend të qetësojë amerikanët, që i tremben një marrëveshjeje të mundshme të këtij shteti me një grup islamik, gjatë një udhëtimi që do të zhvillojë këtë javë në Uashington. Frika e amerikanëve ka të bëjë me vendimin që kanë marrë autoritetet e një province për të rivendosur ligjin islamik në luginën Suat, veprim që shihet si lëshim i konsiderueshëm ndaj talebanëve. Ministri tha se kishte ndër mend të sqaronte amerikanët për motivet e këtij veprimi.