Klinton i jep fund turit në Azi
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, u takua me krerë të shoqërisë civile në Pekin, teksa i jepte fund turit të parë jashtë kufijve në cilësinë e numrit një të diplomacisë amerikane. Kryediplomatja e nisi ditën e tretë dhe të fundit të vizitës në Kinë me pjesëmarrjen në një meshë kishtare, për t‘u takuar më pas me akademikë, gazetarë e sipërmarrës. Klinton e trajtoi vizitën si një rast për t‘i kërkuar Kinës lidhje edhe më të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.