E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australian Open Federer ne gjysmefinale

Roger Federer është gjysmëfinalisti i parë i Australian Open.

Zvicerani, numri 2 në botë, ka mundur në tre sete (6-1, 6-3, 6-3) bashkëkombasin e tij, Stanislas Wawrinka.

Përsa i përket femrave, kinezja Na Li është e para që arrin gjysmëfinalet falë fitores 6-2, 6-4 ndaj gjermanes Andrea Petkoviç.

Na Li do të ndeshet në turin tjetër me numrin 1 në botë të tenisit femëror, Caroline Wozniacki, që ka eliminuar italianen Francesca Schiavone.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›