Australian Open: Maria Sharapova ngjitet ne fron

Top News, Aurel Borici
Ajo buzëqeshje e njëtë që u pa në turneun e vitit të kaluar në Australi, u përsërit sërish me imazhin e Maria Sharapovës, fituese me meritë e turneut të këtij viti në tokën e kangurëve. Tenistja ruse ka arritur të përvetësojë Grand Slemiin e parë të 2008-s, pasi ka mundur në finale Ana Ivanovic me shifrat 7-5 6-3. Rusja vendosi distancën që në gemin e pestë të fraksionit të pare, por rivalja serbe u tregua e zonja duke thyer ‘Tai Breikun'. Në këtë cast gara finale mund të merrte flake, por sportistja ballkanase bëri 5 gabime radhazi që i dhanë kurajon e nevojshme siberianes për të marrë setin e parë 7-5. Në intervalin e dytë ekuilibri mbizotëroi deri në barazimin 3-3, por më pas hapi i tejzgjatur i Sharapovës ishte shumë, për tu arritur nga serbja Ivanovic. Maria Sharapova ishte shkatërruese edhe në kryerjen e shërbimit, me 89% pikësh në setin e parë dhe më e sigurt se kurrë në goditjet në fund të fushës gjatë ndeshjes që zgjati 91 minuta. Ndërkohë rusja con në shtëpi slemin e tretë në karrierë, pas Uimbëlldonit dhe US Open në 2006. Burimi:-![]()
Ajo buzëqeshje e njëtë që u pa në turneun e vitit të kaluar në Australi, u përsërit sërish me imazhin e Maria Sharapovës, fituese me meritë e turneut të këtij viti në tokën e kangurëve. Tenistja ruse ka arritur të përvetësojë Grand Slemiin e parë të 2008-s, pasi ka mundur në finale Ana Ivanovic me shifrat 7-5 6-3. Rusja vendosi distancën që në gemin e pestë të fraksionit të pare, por rivalja serbe u tregua e zonja duke thyer ‘Tai Breikun'. Në këtë cast gara finale mund të merrte flake, por sportistja ballkanase bëri 5 gabime radhazi që i dhanë kurajon e nevojshme siberianes për të marrë setin e parë 7-5. Në intervalin e dytë ekuilibri mbizotëroi deri në barazimin 3-3, por më pas hapi i tejzgjatur i Sharapovës ishte shumë, për tu arritur nga serbja Ivanovic. Maria Sharapova ishte shkatërruese edhe në kryerjen e shërbimit, me 89% pikësh në setin e parë dhe më e sigurt se kurrë në goditjet në fund të fushës gjatë ndeshjes që zgjati 91 minuta. Ndërkohë rusja con në shtëpi slemin e tretë në karrierë, pas Uimbëlldonit dhe US Open në 2006. Burimi:-