E Diel, 1 Nëntor 2026

U-21, Miqesorja me Maqedonine: Bushati zgjedh te besuarit

Top News Aurel Borici
Përgatitjet e seleksionit kombëtar U-21 për eliminatoret e evropianit do të startojnë me miqësoren e 6 shkurtit kundër Maqedonisë e cila do të luhet në stadiumin e qytetit të Vlorës. Ky është takimi i parë për të Shpresat dhe trajneri Bushati ka preferuar të përfshijë në skuadër shumë elementë të rinj, një pjesë e të cilëve janë vëzhguar në grumbullimin e bërë në ditët e para të këtij viti. Kështu në mungesë të portierëve që aktivizohen jashtë Shqipërisë, Koliqi dhe Ujkani, një vend në skuadër ka marrë portieri i Flamurtarit, Mocka. Për herë të parë në këtë grumbullim janë përfshirë edhe futbollistët Danaj, Zeqiri, Karabeci dhe Thana që aktivizohen në kategorinë Superiore. Pjesë e skuadrës janë bërë edhe Edgar Cani që luan në Itali me Peskarën, Valdet Rama që luan me Volfsburgun dhe Llëngu që luan me Ethnikosin. Takimi me Maqedoninë i paraprin përballjes zyrtare me Greqisë, që skuadra e drejtuar nga Bushati do të luajë në 26 mars, po në qytetin e Vlorës. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›