Quhet Premiersex: Futbolliste klubesh, jo fushe

Top News Klara Asqeriu
Futbolli britanik ka rënë për të disatën herë në grackën e paparacëve dhe mediave vendase duke dëshmuar se shumë nga yjet e superpaguar të Premier Ligës, bien pre e skandaleve me bazë seksi dhe droge. Këtë radhë viktima quhet Eshli Kol dhe është protagonist me skuadrën londineze të Celsit, të cilit dalja me një prostitutë I ka kushtuar reputacionin e një djali të mirë, pa patur parasysh pasojat. Praktika është e përhapur jo pak në Britani, të tradhëtuar nga ndonjë pije e tepërt, futbollistët pushtojnë faqet e para me foto shokuese dhe aspak të denja për emrin e tyre. Eshli Kol i cili aktivizohet me blutë e Londrës, ka gjetur pak kohë për tiu larguar bashkëshortes së tij, këngëtares Sheril duke u shoqëruar në një pab të kryeqytetit me një prostitutë e cila më pas ka shitur historinë dhe fotot. Më parë kishin qenë të tjerë futbollistë të Celsit, që ishin bërë qendra e skandaleve rozë, nga mediat ishullore. Shon Rait Filips dhe kapiteni Terri janë jo pak të njohur për historitë e tyre jashtë fushës. Burimi:-![]()
Futbolli britanik ka rënë për të disatën herë në grackën e paparacëve dhe mediave vendase duke dëshmuar se shumë nga yjet e superpaguar të Premier Ligës, bien pre e skandaleve me bazë seksi dhe droge. Këtë radhë viktima quhet Eshli Kol dhe është protagonist me skuadrën londineze të Celsit, të cilit dalja me një prostitutë I ka kushtuar reputacionin e një djali të mirë, pa patur parasysh pasojat. Praktika është e përhapur jo pak në Britani, të tradhëtuar nga ndonjë pije e tepërt, futbollistët pushtojnë faqet e para me foto shokuese dhe aspak të denja për emrin e tyre. Eshli Kol i cili aktivizohet me blutë e Londrës, ka gjetur pak kohë për tiu larguar bashkëshortes së tij, këngëtares Sheril duke u shoqëruar në një pab të kryeqytetit me një prostitutë e cila më pas ka shitur historinë dhe fotot. Më parë kishin qenë të tjerë futbollistë të Celsit, që ishin bërë qendra e skandaleve rozë, nga mediat ishullore. Shon Rait Filips dhe kapiteni Terri janë jo pak të njohur për historitë e tyre jashtë fushës. Burimi:-