Befasia e Tottenham: Londinezet, oferte per Puyol

Top News Aurel Borici
Revulucioni me emrin ‘Ramos' tek Totenhemi po jep frytet e para duke i sjellë ekipit të ‘Uait Hart Lein' finalen e parë pas shumë vjetësh. Dhe sigurisht pjesë e skemave të trajnerit spanjoll janë dhe lojtarët të cilët do të mundësojnë ngritjen e ekipit në nivele të lartë. Oferta më e fundit e nisur nga zyrat e klubit të Totenhemit, ka patur si shënjestër kapitenin e Barcelonës, Karles Pujol edhe pse me shumë gjasa mësymja e anglezëve do të gjejë një përgjigje negative. Në favor të londinezëve, është mosha e kapitenit të katalanasve që këtë vit mbush 30 vjec dhe mund të largohet për një shumë të arsyeshme sipas rregullave të FIFA-s. Por megjithë përpjekjet e Totenhemit, një futbollist i rritur tek Barcelona si Pujol vështirë se do të pranojë të transferohet në një ekip tjetër m,e nivel më të ulët se skuadra ‘blaugrana' pavarësisht milionave. Burimi:-![]()
Revulucioni me emrin ‘Ramos' tek Totenhemi po jep frytet e para duke i sjellë ekipit të ‘Uait Hart Lein' finalen e parë pas shumë vjetësh. Dhe sigurisht pjesë e skemave të trajnerit spanjoll janë dhe lojtarët të cilët do të mundësojnë ngritjen e ekipit në nivele të lartë. Oferta më e fundit e nisur nga zyrat e klubit të Totenhemit, ka patur si shënjestër kapitenin e Barcelonës, Karles Pujol edhe pse me shumë gjasa mësymja e anglezëve do të gjejë një përgjigje negative. Në favor të londinezëve, është mosha e kapitenit të katalanasve që këtë vit mbush 30 vjec dhe mund të largohet për një shumë të arsyeshme sipas rregullave të FIFA-s. Por megjithë përpjekjet e Totenhemit, një futbollist i rritur tek Barcelona si Pujol vështirë se do të pranojë të transferohet në një ekip tjetër m,e nivel më të ulët se skuadra ‘blaugrana' pavarësisht milionave. Burimi:-