E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet Ivanovic: Chelsea perforcohet ne mbrojtje

Top News Aurel Borici
Skuadra e Celsit ka prezantuar blerjen e fundit në Stemford Brixh, duke sjellë mbrojtësin serb Branisllav Ivanovic për të forcuar mbrojtjen. Ceku i milionave për muajin janar nga manjati Abramovic plotësohet kështu me 9 milionë paund, për një tjetër futbollist pas blerjes së Anelka. 23 vjecari Ivanovic ndiqej edhe nga rivalët e Mancester Junajted, por në fund ballkanasi zgjodhi transferimin në Londër, duke refuzuar lojën me bashkëkombasin e tij Vidic. Futbollisti serb që aktivizohet dhe me kombëtaren, mund të luajë në cdo pozicion të mbrojtjes dhe në mesfushë, duke qenë mjaft i vlefshëm për trajnerin Grent. Por fushata e blerjeve të Celsit ka vazhduar edhe me blerjen e talentit argjentinas Di Santo nga skuadra kiliane e Audaksit. Për 20 vjecarin latin, londinezët kanë shpenzuar 3 milionë paund në një kohë që merkatoja e futbollistëve në Angli mbyllet pas 9 ditësh. Klubet e Premier Ligës kanë shpenzuar vetëm këtë muaj 93 milionë paund për lojtarë të rinj. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›