Buffon ne Pit Stop: Juventus dridhet per portierin

Top News Klara Asqeriu
Juventus nuk po arrin të gjejë paqe pas alarmit për dëmtimin e portierit Bufon, i cili ka shfaqur shqetësime në shpinë dhe do të jetë jashtë skuadrës për sfidën me Livornon. Rreziku i një hernie ka qenë i mjaftueshëm që numri 1 i bardhezinjve të detyrohet për një ndalesë që mund të shkojë deri në një muaj. Ky dëmtim ka krijuar një klimë e keqe në ambientin e ‘Zonjës së Vjetër', pikërisht në periudhën vendimtare të sezonit, kur Juventus synon kupat Europiane. Simboli i rilindjes së bardhezinjve mund të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë dhe do të ishte një hendikap i pashmangshëm për orkestrën e Juventusit. 6 ndeshje mungesë do të ishin ogur i mirë për trajnerin Ranieri, pavarësisht sfidës së kupës ndaj Interit dhe sinjali i dhënë në fundjavë nga Bufon, është për t'u shqetësuar. Dhe kjo ngjarje vjen në në kohë që maliani Sisoko është gati për të lënë grumbullimin në Ganë, për të firmosur me Juventusin. Burimi:-![]()
Juventus nuk po arrin të gjejë paqe pas alarmit për dëmtimin e portierit Bufon, i cili ka shfaqur shqetësime në shpinë dhe do të jetë jashtë skuadrës për sfidën me Livornon. Rreziku i një hernie ka qenë i mjaftueshëm që numri 1 i bardhezinjve të detyrohet për një ndalesë që mund të shkojë deri në një muaj. Ky dëmtim ka krijuar një klimë e keqe në ambientin e ‘Zonjës së Vjetër', pikërisht në periudhën vendimtare të sezonit, kur Juventus synon kupat Europiane. Simboli i rilindjes së bardhezinjve mund të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë dhe do të ishte një hendikap i pashmangshëm për orkestrën e Juventusit. 6 ndeshje mungesë do të ishin ogur i mirë për trajnerin Ranieri, pavarësisht sfidës së kupës ndaj Interit dhe sinjali i dhënë në fundjavë nga Bufon, është për t'u shqetësuar. Dhe kjo ngjarje vjen në në kohë që maliani Sisoko është gati për të lënë grumbullimin në Ganë, për të firmosur me Juventusin. Burimi:-