E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhurata e 100 Vjetorit: Diarra dhe Lampard per Interin

Top News Aurel Borici
Formacioni është super i mbushur, por Interi nuk kërkon ta lërë jashtë vëmendjes merkaton. Në axhendën e Kampionëve të Italisë është përcaktuar një mision shumë preciz: të vishet zikaltër një mesfushor që të mund të bëjë diferencën. Roberto Mancini e ka në mendjen një emër. I pari është Diarra, aktualisht i impenjuar në Kupën e Kombeve të Afrikës me Malin. Afrikani shihet si zëvendësuesi më i mirë i Patrik Vieira dhe cmimi i fiskuar nga klubi madrilen është 25 milionë euro. Emri i dytë është Frenk Lampard. Por ky duket se është shumë e vështirë të lërë Celsin. Prej kohësh ai ka qenë në vëmendjen e Juves, por edhe të Barcelonës. Kontrata e tij përfundon në vitin 2009 dhe vlera e kartonit është 20 milionë euro, por që për Moratin ky është nuk është një problem, pasi në mendjen e tij është festa e 100 vjetorit. Një tjëtër ide është edhe Deko. Luzitani ka kërkuar më shumë hapësira te Barca dhe ultimatumi i dhënë në deklaratën e fundit të lë të nënkuptosh se në verën e ardhshme është i gatshëm të dalë në treg. Por duke qenë se mesfushë luhet ndeshja më e rëndësishme, Interi kërkon të shtrijë më gjerë terrenin, duke përfshirë në plane edhe romanistët e preferuar nga Mancini, De Rosi dhe Akuilani. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›