E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibra: "Topi i Artë", thjesht publicitet

Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimoviç, deklaron se nuk dëshiron të fitojë "Topin e Artë", duke e cilësuar si "një trofe që jepet thjesht për publicitet". Suedezi shihej si një kandidat i fortë për çmimin e "France Football" për vitin 2008, megjithatë ai u klasifikua shumë larg fituesit Kristiano Ronaldo. Ndoshta kjo është arsyeja përse Ibra tha: "Fituesi i ‘Topit të Artë‘ jepet vetëm në bazë të asaj që njerëzit shohin. Personalisht preferoj të fitoj trofe me skuadrën". Në fund ai foli edhe për teknikun Hoze Murinjo: "Kemi një lidhje të fortë dhe e respektojmë njëri-tjetrin. Më stimulojnë besimi dhe liria që më jep në fushë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›