E Diel, 1 Nëntor 2026

Austri, 206 të arrestuar në ditën e parë

Policia austriake ka arrestuar mbi 200 persona të dielën, që ishte edhe dita e parë e Euro 2008 në këtë vend. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Konard Kogler, tha se 160 nga 206 të ndalimeve u bënë në qytetin e Klagenfurt, ku Gjermania fitoi 2-0 me Poloninë. Ndeshja cilësohej si një prej më të rrezikshmeve të aktivitetit për dhunën mes tifozerive respektive. Kogler sqaroi se katër "huliganë" vazhdojnë të jenë nën mbikëqyrjen e forcave të rendit dhe ata janë shtetas gjermanë. Rreth 140 nga 160 të arrestuarit në Klagenfurt të dielën kanë hedhur slogan naziskinë. Ndërkohë, ai sqaroi se në Vjenë, ku Kroacia mposhti 1-0 Austrinë, tetë tifozë vazhdojnë të qëndrojnë nëpër qeli, pasi ata janë të akuzuar për një sërë veprash të jashtëligjshme. Në total, në të gjithë Austrinë mendohet se 270 mijë persona kanë marrë pjesë në festime, qoftë në stadium apo në sheshet e qytetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›