E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet aksidentalisht në gjueti 50-vjeçari

Një 50-vjeçar, nga një fshat i Rrethit të Skraparit, ka
humbur jetën, ndërsa kishte shkuar për gjah me
një shokun e tij. Burime të Komisariatit të Skraparit
bëjnë me dije se paraditen e djeshme është marrë njoftimi
për vdekjen e shtetasit Feti Hallka, banor i komunës Gjerbës.
Sipas policisë, 50-vjeçari kishte shkuar për gjah së bashku
me një shok, i cili mësohet se ka lajmëruar për vrasjen
aksidentale të tij. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për
të hetuar rreth vdekjes së Hallkës. Burime jozyrtare nga vendi
i ngjarjes bënë me dije se dy bashkëfshatarët janë nisur
pas mesnate për gjueti dhe më pas është njoftuar vetëvrasja
aksidentale e 50-vjeçarit prej shokut të tij. Menjëherë në
vendngjarje ka mbërritur grupi i ekspertëve dhe mjeku ligjor,
të cilët kanë këqyrur kufomën dhe kanë marrë në pyetje
bashkëfshatarin që ka qenë me viktimën. Nga ana e policisë
ende nuk është dalë me një version për vdekjen e
Hallkës. Sipas policisë po punohet në dy pistat: atë të vrasjes
aksidentale apo të vetëvrasjes aksidentale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›