Vrau nusen e xhaxhait, arrestohet pas 10 ditësh
Policia e Lezhës ka arritur të vërë në pranga autorin
e vrasjes së një gruaje në fillim të muajit. Anton
Mrozi, banor i Laçit të Vaut të Dejës, ishte shpallur
në kërkim që nga shtatori, pasi akuzohej për vrasjen e
Marie Mrozit. Burri 35-vjeçar është dorëzuar pas rrethimit
që policia e Lezhës dhe ajo e Shkodrës i kanë bërë banesës
në periferi të qytetit të Lezhës, ku fshihej i kërkuari. I dyshuari
për vrasje, Anton Mrozi, ka parë veten të zënë
ngushtë dhe është dorëzuar pas shumë minutash negociata.
Anton Mrozi akuzohet si autor i ngjarjes të rëndë,
të ndodhur më datë 1 tetor në fshatin Laç të Vaut të Dejës
në Shkodër. 35-vjeçari dyshohet se ka vrarë bashkëshorten
e xhaxhait të tij, Marie Mrozi, 60 vjeçe. Sipas policisë,
vrasësi i arrestuar dje dyshonte se viktima e tij, Maria, i
kishte vrarë para disa kohesh të ëmën. Pas vetëdorëzimit,
çështja i ka kaluar për kompetencë komisariatit dhe
Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.