E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problem për regjistrimin e komunitetit rom

ELBASAN Ka nisur dje në mëngjes procesi i regjistrimit të popullsisë edhe në qarkun e Elbasanit. Nën drejtimin e kryetarit të Këshillit të Qarkut, njëkohësisht edhe kryetar i CENSUS-it për këtë qark, Eugen Isai, aksioni i madh demografik ka startuar njëherësh në Elbasan dhe në tri nënprefekturat e tjera, Peqin, Gramsh e Librazhd. Vetëm në Elbasan do të ketë 255 anketues e 55 kontrollorë, ndërsa në shkallë qarku procesi do të monitorohet nga 210 kontrollorë. CENSUS-i i Qarkut Elbasan ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit të popullsisë. Për këtë arsye më parë u krijua infrastruktura e nevojshme, sallat dhe ambientet e punës, u bënë trajnimet e anketuesve dhe kontrollorëve etj. Ndërkohë, nëpër qytet janë vendosura postera për sensibilizimin e popullsisë për t’u ndërgjegjësuar e për të mos nxjerrë pengesa për anketuesit. Dje janë raportuar edhe vështirësitë e para për mënyrën sesi do të veprohet me familjet që ndodhen në banesa, për familjet që refuzojnë dhe elemente teknike.

Vështirësi në regjistrimin e popullsisë në Elbasan paraqet një komunitet i konsiderueshëm romësh, të cilët janë gjithnjë në shtegtim. Sipas të dhënave, rezultojnë rreth 130 fëmijë të pa regjistruar në gjendjet civile e më parë duhet të zhvillohen procese gjyqësore në gjykata, që ata të pranohen tashme nga gjendjet civile. F.S.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›