E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria ratifikon MSA me Shqipërinë



Parlamenti austriak ka ratifikuar dje Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE, duke u bërë kështu vendi i 19-të që e ka ratifikuar këtë marrëveshje. Pak ditë më parë, marrëveshja u ratifikua edhe nga parlamenti i Çekisë. Ndërkohë pas këtyre ratifikimeve të fundit, marrëveshjen mbeten për ta ratifikuar edhe parlamentet e Bullgarisë, Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Portugalisë, Qipros dhe Rumanisë. Pas procesit të ratifikimit, hapi tjetër është ai i marrjes së statusit të vendit kandidat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›